Politika 16 September 2025, 13:49 Nga VNA

Mazhoranca miraton ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, opozita braktis seancën

Ndaje në Whatsapp
Mazhoranca miraton ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, opozita braktis

Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, të cilat përfshijnë edhe një riorganizim të komisioneve parlamentare.

Këto ndryshime u miratuan me 79 vota pro nga mazhoranca, pasi opozita braktisi sallën gjatë debatit dhe nuk mori pjesë në votim.

Opozita kritikoi ndryshimet, duke u shprehur se ato shkelin Kushtetutën. Kreu i grupit parlamentar opozitar, Gazment Bardhi, deklaroi se hapësira e opozitës po ngushtohet dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit. Ndërsa Sali Berisha kërkoi që mazhoranca të tërhiqej nga shkelja e Kushtetutës dhe të mos e kalonte.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, theksoi se opozitës i janë besuar komisione me rëndësi jetike.

Pasi Peleshi kërkoi votimin e prezencës dhe procedurën e votimit, deputetët e PD dhe aleatët e tyre u larguan nga salla. Mazhoranca vazhdoi me votimin, duke miratuar ndryshimet me 79 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim.

Seanca plenare do të vazhdojë edhe në orën 17:00.

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme