Politika 25 February 2026, 15:18 Nga VNA

“Luftë” në shesh, konsensus në komision: PS dhe PD bashkë edhe për reformën zgjedhore

Ndaje në Whatsapp

“Luftë” në shesh, konsensus në komision: PS dhe PD

Pas Komisionit të Reformës Territoriale, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet të ulen së bashku edhe për Reformën Zgjedhore. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili bëri të ditur se është takuar me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën në javët në vijim.

“Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim”, deklaroi Gonzato.

Ai theksoi se reforma zgjedhore duhet të rrisë transparencën në financimin e partive politike, të garantojë pavarësinë e administratës zgjedhore dhe të parandalojë keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Sipas tij, një reformë e gjerë që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

Nisja e bashkëpunimit mes PS dhe PD për reformën zgjedhore vjen në një kohë kur opozita ka deklaruar “luftë” ndaj mazhorancës përmes protestave të zhvilluara në mbrëmje, ndërsa në orët e paradites palët ulen në komisione të përbashkëta parlamentare.

Mbetet për t’u parë nëse bashkëpunimi në reformën zgjedhore do të shtrihet edhe në fusha të tjera dhe nëse ky dialog do të prodhojë ndryshime thelbësore në rregullat e lojës elektorale, në një moment kur standardet zgjedhore konsiderohen një nga testet kyçe në procesin e integrimit evropian të vendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme