Politika 3 December 2025, 20:36 Nga VNA

Ligji për barazinë gjinore. Parlamenti e votoi, Presidenti heshti

Ndaje në Whatsapp

Ligji për barazinë gjinore. Parlamenti e votoi, Presidenti heshti

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët”, do të deklaronte Rama në përmbyllje të votimit te ligjit të shumëdiskutuar disa javë më parë.

Protestat kundër projektligjit “për barazinë gjinore”, u organizuan ndërsa ligji po diskutohej në seancë parlamentare. Shoqata të ndryshme por dhe deputetë të opozitës kundërshtuan miratimin e tij.

Dhjetëra qytetarë, por edhe përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe aktivistë, u mblodhën para selisë së sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, gjatë kohës që po fillonte seanca plenare.

Me pankarta me mbishkrimet, “projektligji i barazisë gjinore është i barabartë me antifamilje”, “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, “Deputetë, do të mbetet në histori vota jote sot”, “Projektligji i barazisë gjinore, armiqësi kundra besimit”, “Shqiptarët kundër edukimit gjinor në shkolla”, protestuesit u bënë thirrje deputetëve mos ta votojnë projektligjin.

“Sidoqoftë, siç themi shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Sot në përmbyllje të afatit të dekretimit, Presidenti heshti dhe e la karvanin të shkojë pa bërë shumë zë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme