Politika 16 September 2025, 18:44 Nga VNA

Lëvizja Bashkë: Nuk do të ketë kandidat të përbashkët me opozitën, në garë mund të jetë Arlind Qori

Ndaje në Whatsapp
Lëvizja Bashkë: Nuk do të ketë kandidat të

Lëvizja Bashkë ka konfirmuar se do të dalë me kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke përjashtuar mundësinë e një kandidati të përbashkët me opozitën tradicionale. Deputeti Redi Muçi deklaroi në A2 CNN se Tirana është bastioni i kësaj force politike dhe se nuk do të shërbejnë si “vegël” për Partinë Demokratike.

“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë: nuk bashkëpunojmë me opozitën, nuk bëhemi patericë që një figurë e PD të zëvendësojë një figurë të PS. Ne synojmë të bindim elektoratin e zhgënjyer si nga PS, ashtu edhe nga PD”, tha Muçi.

Sa i përket kandidaturës, ai nuk e përjashtoi mundësinë që në garë të jetë kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, duke theksuar se vendimi do të merret nga strukturat e partisë pas shpalljes zyrtare të zgjedhjeve.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme