Politika 2 February 2026, 15:50 Nga VNA

Leskaj kundër vendimit të Berishës për të bojkotuar Komisionin e Reformës Territoriale: Prania e PD është domosdoshmëri

Ndaje në Whatsapp

Leskaj kundër vendimit të Berishës për të bojkotuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka reaguar kundër vendimit të kryetarit Sali Berisha për të bojkotuar punimet e Komisionit për Rishikimin e Reformës Territoriale.

Në një postim në Facebook, Leskaj thekson se reforma e vitit 2014 ka dështuar në përmirësimin e qeverisjes vendore dhe ka pasur pasoja negative për qytetarët dhe njësitë administrative. Ai e konsideron rishikimin e saj si një “domosdoshmëri” dhe paralajmëron se tentativat për të lënë Partinë Demokratike jashtë diskutimeve janë të dëmshme.

“Rishikimi i Reformës Administrativo-Territoriale duhet të zhvillohet në përputhje me parimet e Kartës së Autonomisë Vendore, me konsensus politik dhe social, si dhe me planifikime realiste që garantojnë autonominë financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarin,” shkruan Leskaj.

Deputeti demokrat nënvizon se reforma ka dështuar në katër drejtime kryesore: nuk rriti eficiencën ekonomike të njësive vendore, përqendroi pushtetin te kryebashkiakët, dobësoi mekanizmat e demokracisë vendore dhe nuk arriti të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social.

Ai thekson gjithashtu se Partia Demokratike ka hartuar propozime konkrete për rikonfigurimin administrativo-territorial dhe se pjesëmarrja në komision është e domosdoshme për t’i mbrojtur ato.

Leskaj shton se bojkoti i PD i jep shans mazhorancës për ta deformuar edhe më tej këtë reformë.

“Nëse ne, si Parti Demokratike, nuk i shkojmë deri në fund rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale, i japim një mundësi të dytë qeverisë për ta deformuar edhe më tej këtë reformë, me efekte tërësisht jashtë interesit të qytetarëve”, shkruan ndër të tjera Leskaj.

Kujtojmë demokratët vazhduan bojkotin edhe ditën e sotme duke mos u paraqitur në mbledhjen e Komisionit. Kështu, opozita i ka dhënë arsye socialistëve të ndërmarrin hapat e tjerë për këtë Komision, të cilët synojnë ta mbyllin edhe pa praninë e demokratëve.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme