Politika 12 September 2025, 10:54 Nga VNA

Legjislatura e re huqe të vjetra. Opozita bllokon foltoren teksa bën betimin për të qenë pjesë e parlamentit të ri

Ndaje në Whatsapp
Legjislatura e re huqe të vjetra. Opozita bllokon foltoren teksa bën

Seanca e parë e legjislaturës XI-të e Kuvendit gjeti parlamentin me të njëjtën tension politik të zakonshëm. 

Seancën e drejtoi deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar. Berisha foli jashtë rendit të ditës, ndërsa Llajo mbylli fjalën duke njoftuar ngritjen e Komisionit për verifikimin e mandateve, i cili do të shqyrtojë dosjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deputetët e rinj do të largohen deri në rinisjen e seancës pasdite për t’u betuar një nga një.

Komisioni për verifikimin e mandateve u ngrit me votat e mazhorancës, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët e saj me 50 deputetë protestuan pranë foltores, duke shpalosur pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të PS-së dhe akuza ndaj tyre.

Socialistët, pas fitores së thellë me 83 mandate, u ulën për herë të parë edhe në anën e djathtë të sallës, ndërsa seanca u ndoq nga diplomatë të huaj dhe i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Legjislatura e re nis kështu me të njëjtat tensione politike si ato të kaluara

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme