Politika 21 January 2026, 10:49 Nga VNA

Lapaj–Shehaj në GJKKO: Agron Shehaj i pafajshëm për shpifje, dënohet me gjobë për fyerje

Ndaje në Whatsapp
Lapaj–Shehaj në GJKKO: Agron Shehaj i pafajshëm për

GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij publike ndaj kreut të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Erjon Çela, deklaratat e Shehajt nuk përmbushin elementët e veprës penale të shpifjes, edhe pse ai kishte akuzuar Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar. Megjithatë, gjykata e ka gjetur Shehajn fajtor për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me një gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në arsyetimin e vendimit, GJKKO thekson se deklaratat e bëra nga Shehaj përbëjnë fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt, por nuk arrijnë nivelin e shpifjes penale.

Çështja u hap pas padisë së depozituar nga Adriatik Lapaj, i cili e akuzoi Shehajn për shpifje lidhur me pretendimet për lidhje të tij me eksponentë të botës së krimit. Konkretisht, Shehaj kishte deklaruar se Lapaj kishte marrë 4.5 milionë lekë nga një kompani e sekuestruar nga SPAK, e dyshuar për pastrim parash për llogari të një grupi kriminal.

Nga ana e tij, Lapaj i ka mohuar akuzat, duke sqaruar se nuk kishte marrë para nga kompania në fjalë dhe se bëhej fjalë vetëm për detyrime financiare që lidhen me shërbime ligjore të ofruara në cilësinë e avokatit.

Njoftimi

1. I dëmtuari akuzues Adriatik Lapaj me datë 01.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës

kërkesën për gjykimin e çështjes penale me të akuzuar shtetasin Agron Shehaj, i akuzuar

për kryerjen e veprave penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”

, parashikuar përkatësisht nga

nenet 119/2 dhe 120/2 të K.Penal.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet

59, 112, 379, 384, 388/1/b, 390, 393 të K.Pr.Penale, si dhe nenet 119/2 dhe 120/2 të

K.Penal, me vendimin nr. 4, datë 21.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të akuzuarit Agron Shehaj për kryerjen e veprës penale

“Fyerja”, e parashikuar nga neni 119/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite

dënimin e tij me 300 000 (treqind mijë) lekë gjobë.

2. Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Agron Shehaj për kryerjen e veprës

penale “Shpifja”

, e parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, pasi fakti i pretenduar

nuk përbën vepër penale.

3. Afati i pagimit të gjobës do të jetë 6 (gjashtë) muaj nga dita e marrjes formë të

prerë të këtij vendimi.

4. Shpenzimet gjyqësore i lihet në ngarkim të akuzuarit Agron Shehaj.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për

Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita

e nesërme e njoftimit të vendimit.

Tiranë, më datë 2

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme