Politika 22 December 2025, 21:54 Nga VNA

Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë pas tubimit të PD-së: Regjimi nuk mundet me kapsolla, duhet qëndresë

Ndaje në Whatsapp
Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë pas tubimit të

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye para Kryeministrisë për të vijuar protestën e nisur prej 16 ditësh nga lëvizja që ai drejton.

Nga sheshi përballë Kryeministrisë, ku vendosi sërish karriget e larguara më herët gjatë protestës së selisë blu, Lapaj mbajti një deklaratë të fortë politike, duke mos kursyer as kritikat ndaj mënyrës së protestimit të opozitës tradicionale.

Sipas tij, “regjimi nuk mundet me kapsolla”, por vetëm përmes qëndresës dhe rezistencës së vazhdueshme qytetare. Lapaj theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një armiku të përbashkët dhe se ndarjet partiake duhet të lihen mënjanë.

“Është koha për të shpëtuar Shqipërinë dhe për t’u përballur me regjimin e Ramës. Veç e veç ai na mund të gjithëve, por të bashkuar mund t’ia dalim”, deklaroi Lapaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të përballen si qytetarë dhe jo si militantë partie, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

“Ne kemi një armik të përbashkët të Republikës, që është Edi Rama. Mund të kemi mendime dhe ngjyra të ndryshme politike, por kemi një hall të përbashkët. Shqipëria është marrë peng dhe vetëm të bashkuar mund ta ndryshojmë historinë”, tha ai.

Lapaj ftoi qytetarët që çdo ditë, në orën 18:00, të mblidhen para Kryeministrisë për t’iu bashkuar protestës, ndërsa paralajmëroi se strategjia e radhës do të bëhet publike ditën e nesërme.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme