Politika 9 December 2025, 20:02 Nga VNA

Lapaj ‘përshkallëzon’ protestën para kryeministrisë/ Pas qëndrimit ulur në karrige ngre çadër kampingu, ndërhyn policia

Ndaje në Whatsapp

Lapaj ‘përshkallëzon’ protestën para

Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka përshkallëzuar protestën e tij para kryeministrisë, nga qëndrimi ulur në karrige, në ngritjen e dy çadrave të kampingut. Por çadrat nuk janë lejuar nga policia, e cila u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.
Kërkesa e policisë ka shkaktuar tensione mes të pranishmëve. Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, Lapaj dhe mbështetësit e tij deklarojnë se protesta do të vazhdojë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme