Politika 30 January 2026, 22:36 Nga VNA

Lapaj nuk tërhiqet nga ideja për bashkëpunim mes forcave opozitare, publikon 6 kushte për bashkimin e opozitës

Ndaje në Whatsapp

Lapaj nuk tërhiqet nga ideja për bashkëpunim mes forcave

Pavarësisht refuzimeve nga partitë e tjera, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk tëhiqet nga ideja për bashkimin e forcave opozitare kundër qeverisë Rama. Së fundmi, Lapaj ka publikuar 6 pika mbi të cilat duhet të bazohet bashkëpunimi mes tyre.

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” vlerëson angazhimin dhe nismën e ndërmarrë nga një grup intelektualësh dhe qytetarësh të angazhuar për Forumin e Dialogut Politik dhe se qëndrimi i Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet” mbi bashkëpunimin e propozuar nga ky forum, është i kushtëzuar me 6 pika:

1. Krijimi i një komiteti qytetar për qeverinë tranzitore, i cili të ketë objektiv krijimin e një qeverie tranzitore të përbërë nga personalitete të respektuara me mandat të kufizuar 12 mujor dhe kompetenca të përcaktuara qartë, e cila garanton ndarjen e pushtetit nga interesat e partisë-shtet dhe administrimin e ndershëm të procesit zgjedhor.

2. Vendosjen e të gjitha grupeve të interesit në sheshin përballë Kryeministrisë në protestë 24 orë në 24 pa ndalim dhe Organizimin e protestave masive kombëtare me qëllim Dorëheqjen e Edi Ramës.

3. Reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, me lista të hapura, bazuar në sistemin proporcional kombëtar, me lejimin e koalicioneve parazgjedhore, si garanci për përfaqësim real, barazi vote dhe konkurrencë të ndershme politike.

4. Pjesëmarrja në tryezën e dialogut të përfaqësive politike dhe partiake pa kryetarë, për të shmangur personalizimin e procesit dhe për t’i dhënë përparësi përfaqësimit, ideve dhe vullnetit qytetar.

5. Zhvillimin e dialogut në një tryezë të përbashkët në shesh, si simbol i transparencës, hapjes dhe sovranitetit të qytetarëve mbi procesin politik.

6. ⁠Pasurimin e grupit negociator me emra të spikatur të shoqërisë civile.

Kujtojmë se Lëvizja Bashkë refuzoi çdo bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, pasi sipas tyre çdo thirrje për bashkëpunim i shërben kreut të PD, Sali Berisha. Ndërsa demokratët duket se nuk duan që pjesë e këtij bashkëpunimi të jetë kreu i partisë Mundësia, pasi deputeti i PD, Edi Paloka e akuzoi se Agron Shehaj po luan lojën e Ramës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme