Politika 3 February 2026, 09:39 Nga VNA

Lapaj kundër Berishës: Opozita duhet të jetë pjesë e Reformës Territoriale

Ndaje në Whatsapp
Lapaj kundër Berishës: Opozita duhet të jetë pjesë e

Kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj i ka dalë kundër Berishës duke kritikuar aksionin politik të PD-së, për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale.

Lapaj u shpreh se PD nuk duhet të dalë nga institucionet, pasi sipas tij, favorizon kryeministrin Rama, siç ndodhi pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Lapaj shtoi se opozita duhet ta zhvillojë betejën e saj si brenda institucioneve, por edhe në sheshin para Kryeministrisë përmes protestave.

Unë mendoj që gabimi më i madh është që kur ka dalë që herën e parë. Nuk mund të dilet nga institucionet. Duhet luftuar në çdo front dhe duhet luftuar për të mos lejuar që institucionet të mos delegjitimohen. Në 2019 dolën këta nga zgjedhjet bashkiake, i bënë zgjedhjet vetëm ata, morën bashkitë, morën 20 mijë vende pune, reformën territoriale e bënë vetë.

Kur ti e ndan mendjen që do luftosh politikisht me kundërshtarin, nuk luftohet duke i dhënë atij çdo mekanizëm juridik në tavolinë. Luftohet duke qëndruar fortë aty dhe nga ana tjetër duke e rrethuar dhe duke e luftuar në shesh”, u shpreh ai për “Report Tv”.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme