Politika 21 February 2026, 14:39 Nga VNA

Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë

Ndaje në Whatsapp
Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, duke theksuar se beteja e vërtetë politike kërkon qëndresë të pandërprerë dhe jo largim pas disa orësh në shesh.

Në një deklaratë publike, Lapaj u shpreh se shumë mbështetës të opozitës i kanë kërkuar bashkimin me protestën, por ai ka vënë në pikëpyetje qëllimin e kësaj thirrjeje.

“Shumë demokratë më thanë: ‘Adriatik, ejani bashkohuni me ne’, por unë iu përgjigja: të bashkohemi për çfarë? Nëse bëhet fjalë për të qëndruar në shesh dhe për ta detyruar Edi Ramën të tërhiqet, ne jemi këtu, dakord. Por nëse duhet të bashkohemi që pas dy orësh të largohemi sërish, këtë nuk e bëjmë,” deklaroi ai.

Sipas Lapajt, qëndresa e vazhdueshme në protestë po i jep jehonë çështjes edhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa njëkohësisht po rrit presionin ndaj aktorëve të tjerë opozitarë për t’iu bashkuar kauzës.

“Me qëndresën tonë nuk po lejojmë që kjo plagë të mbyllet; përkundrazi, po ushtrojmë presion edhe mbi aktorë të tjerë opozitarë që të vijnë këtu dhe të përballen,” theksoi kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme