Politika 3 October 2025, 22:11 Nga VNA

Lala për Veliajn: E ka kuptuar që është tradhtuar! Me informacionet që ka shkatërron qeverinë

Ndaje në Whatsapp
Lala për Veliajn: E ka kuptuar që është tradhtuar! Me

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht ne burg.

Sipas Lalës, pavarësisht pozicionit delikat në të cilin ndodhet, Veliaj nuk do të flasë përpara drejtësisë, edhe pse zotëron informacion të rëndësishëm që, sipas saj, mund të tronditë themelet e qeverisë.

“Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë. Sepse Veliaj ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ai mund të shkatërrojë qeverinë, sepse ka shumë informacion për shkak të pushtetit të gjatë dhe se ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.

Por Veliaj nuk është në kushtet që mund të flasë. Ai duhet të kishte folur përballë prokurorëve të SPAK. Të cilët i konsideronte kolegë kur ishte jashtë, kur mund të bënte një marrëveshje ndoshta të merrte statusin si i penduhar. Por tashmë është në pozita të tjera”, tha Lala.

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme