Politika 4 May 2026, 13:58 Nga VNA

La motrën e Agasit drejtore tek AKSHI dhe e bëri Mirlindën "të pastrehë", Rama thirret të japë llogari në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

La motrën e Agasit drejtore tek AKSHI dhe e bëri Mirlindën

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, duke e vënë atë përballë përgjegjësisë politike për atë që konsiderohet si një nga skandalet më të rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar në zemër të shtetit digjital, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

"Përralla" e shtëpisë me qira dhe realiteti i sekuestrimeve
Një nga pikat më kritike të kërkesës së opozitës është mbrojtja publike që Rama i bëri ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ndërkohë që Kryeministri deklaronte me pasion se Karçanaj ishte një "protagoniste e transformimit epokal" që jetonte në një shtëpi me qira dhe nuk kishte as makinë, aksioni i SPAK dhe vendimi i GJKKO-së kanë nxjerrë në dritë një realitet krejt tjetër.  GJKKO vendosi sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të lidhura me të, përfshirë apartamente në Tiranë dhe Qerret, tokë në Sauk dhe një automjet.
Shuma totale e pasurive të sekuestruara në dosjen "AKSHI" raportohet se tejkalon 40 milionë euro.

Klani Agasi dhe "vulosja" ligjore e tenderëve
Dokumenti zbardh një tjetër fakt tronditës: praninë e familjarëve të personave të akuzuar si krerë të grupeve kriminale në pozicionet kyçe të institucionit. Viola Agasi, motra e Ergys Agasit (i dyshuar si drejtues i grupit kriminal për manipulimin e tenderëve), ka shërbyer si Drejtoreshë Juridike në AKSHI. Ajo ka qenë anëtare e grupeve të punës për tenderët dhe ka pasur në dorë "vulosjen" ligjore të kontratave dhe interpretimin e tyre. Opozita kërkon shpjegime se si u lejua ky konflikt i hapur interesi, ku motra kontrollonte ligjshmërinë e procedurave ku dyshohet se kishte interes vëllai i saj.

Dhunë, pengmarrje dhe terror mbi biznesin
Përtej vjedhjes digjitale, dosja e SPAK e cituar në kërkesë përshkruan skena tipike të mafies. Biznesmeni Gerond Meçe, i cili ankohej për kriteret diskriminuese të tenderëve, u rrëmbye në gusht 2025 nga persona që u hoqën si oficerë të BKH-së.Ai u detyrua nën dhunë të tërhiqej nga proceset e ankimimit për tenderët e AKSHI-t. Grupi akuzohet për "heqje të paligjshme të lirisë", korrupsion, pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Pyetjet që presin Ramën në Kuvend
Opozita ka listuar një sërë pyetjesh direkte për të cilat Kryeministri duhet të japë llogari:

Mbi çfarë informacioni bazohej kur gënjente publikun se Karçanaj ishte e pastrehë dhe pa makinë, ndërkohë që ajo zotëronte pasuri luksoze?
A ka pasur takime Rama apo stafi i tij me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn, kompanitë e të cilëve kanë gllabëruar kontratat e AKSHI-t?
Kush e autorizoi aksesin e këtyre individëve në serverët dhe databazat kritike të shtetit, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe të dhënat e qytetarëve?
Pse doli publikisht në mbrojtje të një personi nën hetim, duke e cilësuar punën e saj si "revolucion", ndërkohë që SPAK fliste për operacione të krimit të organizuar?

Kjo interpelancë vjen pas refuzimit të mazhorancës për të ngritur një komision hetimor parlamentar për këtë çështje, duke shtuar dyshimet për një përpjekje të qëllimtë për të fshehur përgjegjësinë e lartë politike. Zor se Rama mund të paraqitet në Kuvend, kur në vijim PS ka refuzuar interpelanca për skandalet, me logjikën se janë çështje nën hetim, me të cilat Kuvendi nuk mund të interferojë. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme