Politika 11 December 2025, 08:06 Nga VNA

Kuvendi voton Avokatin e Popullit. Kush janë deputetët e PD që firmosën për Endri Shabanin?

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi voton Avokatin e Popullit. Kush janë deputetët e PD që

Avokati i Popullit është kthyer ditët e fundit në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës. Një lojë banale politike, nëse kemi parasysh se sot Kuvendi do të votojë mes disa emrave që praktikisht kanë marrë firmat e deputetëve të PD-së për t’u konsideruar kandidatë për këtë post. Emrat dhe mbështetjet janë:

Adriana Kalaja – 44 firma
Aranita Brahaj – 35 firma
Besim Ndregjoni – 34 firma
Endrit Shabani – 35 firma
Skënder Haluci – 30 firma
Tartar Bazaj – 28 firma

PS zgjodhi të mos firmosë asnjë kandidat, duke ia lënë gjithë procesin PD-së, e cila lejoi që deputetët të firmosnin për më shumë se një emër – një praktikë që bie ndesh me logjikën dhe frymën e ligjit. Rezultati? Një listë e gjatë kandidaturash dhe asnjë emër real për t’u çuar me konsensus në seancë.

Në fund, PD vendosi të tërhiqej plotësisht, duke hedhur në erë një proces që vetë e kishte ndërtuar. Të gjashtë kandidaturat – përfshirë Endrit Shabanin – janë propozuar me firmat e deputetëve demokratë. Por papritmas, vullneti i tyre politik u flijua për një urdhër të vetëm: atë të Sali Berishës.

Dhe pyetja që sot vjen natyrshëm është kjo: si mundet që firmat e 34 deputetëve përfundojnë në koshin e plehrave të Kuvendit, vetëm sepse kështu deklaroi Berisha? Çfarë partie funksionon me anulime brenda natës? Çfarë mesazhi u dërgohet zgjedhësve, kur një deputet sot firmos dhe nesër e mohon firmën e tij?

Për Endrit Shabanin kanë nënshkruar 34 deputetë të PD-së. Lista është kjo:

Jorida Tabaku
Agron Gjekmarkaj
Oerd Bylykbashi
Erald Kapri
Enno Bozdo
Tomorr Alizoti
Klevis Balliu
Luçiano Boçi
Xhelal Mziu
Manjola Luku
Ledina Alolli
Kliti Hoti
Kastriot Piroli
Tritan Shehu
Erald Kapri
Klodiana Çopja
Saimir Korreshi
Artan Luku
Luan Baçi
Bujar Leskaj
Bledion Nallbati
Bardh Spahia
Arjan Ndoj
Besard Xhaferi
Igli Cara
Greta Bardeli
Ina Zhupa
Flamur Hoxha
Elda Hoti
Tedi Mula
Vangjel Dule
Isuf Çela
Besnik Brahimi
Shkurt Lasku
Fidel Kreka

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme