Politika 12 March 2026, 13:15 Nga VNA

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut/Kush janë 4 socialistët që munguan në votim

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në procesin e votimit u vu re mungesa e katër deputetëve nga radhët e maxhorancës: vetë Belinda Balluku, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, deputeti Fatmir Xhafaj dhe ministri Blendi Gonxhe. Sipas informacioneve zyrtare, vetëm Gonxhe ishte i justifikuar pasi ndodhet jashtë vendit për një udhëtim pune.

Për të arritur shumicën prej 82 votash, socialistëve iu bashkuan edhe tre deputetë të partisë së Tom Doshit, duke bërë të mundur rrëzimin e kërkesës së SPAK.

Me këtë vendim, Parlamenti nuk i dha autorizim prokurorisë për arrestimin e Ballukut, ndërsa hetimet e SPAK mbi çështjen vijojnë sipas procedurave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme