Politika 6 November 2025, 22:28 Nga VNA

Me 77 vota kundër, Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

Ndaje në Whatsapp
Me 77 vota kundër, Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 77 vota kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar me qëllim shqyrtimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ky vendim shënon ndërprerjen e procedurës për shkarkimin e Presidentit, pasi sipas rregullores parlamentare, mungesa e miratimit për ngritjen e komisionit hetimor e bën të pamundur vijimin e hetimit parlamentar.

Opozita kishte kërkuar ngritjen e komisionit me argumentin se Presidenti Begaj kishte shkelur Kushtetutën në ushtrimin e kompetencave të tij. Megjithatë, shumica parlamentare nuk e ka mbështetur këtë kërkesë, duke e rrëzuar atë në votim.

Me këtë votim, Kuvendi mbyll përfundimisht çështjen e ngritjes së komisionit hetimor dhe procedurën e nisur nga opozita për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme