Politika 12 September 2025, 08:14 Nga VNA

Kuvendi nis sot punimet e Legjislaturës XI, 72 deputetë ulen për herë të parë

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi nis sot punimet e Legjislaturës XI, 72 deputetë ulen për

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot, në orën 10:00, mbledhjen e parë të Legjislaturës së XI-të, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës.

Në seancën e parë do të ngrihet komisioni i përkohshëm i verifikimit të mandateve, ndërsa 140 deputetët e zgjedhur nga qytetarët do të betohen mbi Kushtetutë për përgjegjësitë e tyre përfaqësuese dhe ligjvënëse.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit ndanë mandatin parlamentar si më poshtë:

Partia Socialiste: 83 mandate
Partia Demokratike: 50 mandate
Partia Socialdemokrate: 3 mandate
Partia Mundësia: 2 mandate
Shqipëria Bëhet: 1 mandat
Lëvizja Bashkë: 1 mandat

 

Nga 140 deputetë gjithsej, 72 do të ulen për herë të parë në sallën e Parlamentit.

Të zgjedhurit vijnë nga profesione të ndryshme:

32 nga drejtësia, 31 nga ekonomia dhe të tjerë u përkasin fushave si mjekësia, shkencat natyrore, sociale, politike, po ashtu edhe nga inxhinieria, arti e sipërmarrja. 25 deputetë mbajnë gradën “Doktor i shkencave” dhe 5 deputetë mbajnë titullin “Profesor”.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme