Politika 29 August 2025, 19:12 Nga VNA

Kuvendi ndryshon strukturën e Komisioneve parlamentare, nga 8 në 11. Mazhoranca i merr opozitës ‘Çështjet Europiane’

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi ndryshon strukturën e Komisioneve parlamentare, nga 8 në 11.

Në prag të nisjes së legjislaturës së re, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një riorganizim të strukturës së komisioneve të përhershme parlamentare, duke e rritur numrin e tyre nga 8 në 11.

Ndryshimet nuk përfshijnë vetëm shtimin e komisioneve të reja, por edhe shkrirje dhe ndarje të atyre ekzistuese. Konkretisht, Komisionet për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme do të bashkohen në një të vetëm, i cili do të drejtohet nga mazhoranca, duke i hequr opozitës drejtimin e deritanishëm të Komisionit të Çështjeve Europiane.

Ndryshime do të ketë edhe për Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku çështjet e të drejtave të njeriut do të trajtohen nga një komision i veçantë, që sipas parashikimeve do të drejtohet nga opozita.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare do të ndryshojë emërtim, duke u quajtur Komisioni për Çështjet e Brendshme. Ndërkohë, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të shpërbëhet në tre komisione të reja: për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Bujqësinë.

Një tjetër risi është krijimi i një komisioni të ri me fokus antikorrupsionin, që në draftin paraprak është emërtuar si Komisioni për Nismat Qytetare.

Me këtë ristrukturim, numri i anëtarëve në çdo komision do të ulet nga 27 në 13. Mazhoranca pritet të marrë drejtimin e 7 komisioneve, ndërsa opozita do të kryesojë 4. Për zbatimin e këtyre ndryshimeve do të nevojitet miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme