Politika 16 September 2025, 17:17 Nga VNA

Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve Parlamentare të Legjislaturës së XI

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi miraton përbërjen e Komisioneve Parlamentare të

Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi përbërjen e Komisioneve Parlamentare për Legjislaturën e XI. Në votimin që u zhvillua në orën 17:00, opozita mungoi, duke bërë që miratimi të kalojë vetëm me votat e mazhorancës. Megjithatë, emrat e kryetarëve për 3 komisionet, të cilat u rezervuan për opozitën, mbeten ende për t’u konfirmuar.

Ndërkohë, emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe sekretarëve për 7 komisionet e tjera në drejtim të mazhorancës u miratuan me shumicë votash gjatë seancës.

E gjithë procedura zgjati vetëm rreth 4 minuta, dhe pas miratimit me 77 vota pro dhe 1 kundër, kryeparlamentari Peleshi shpalli seancën të mbyllur.

Tani pritet që në seancën e ardhshme të miratohen në Parlament dekretet e presidentit Bajram Begaj për emrat e kabinetit të qeverisë Rama 4.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme