Politika 30 October 2025, 08:55 Nga VNA

Kuvendi mblidhet dy herë sot! Nga kërkesa për shkarkimin e Niko Peleshit tek raportimi i institucioneve

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi mblidhet dy herë sot! Nga kërkesa për shkarkimin e Niko

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot dy seanca plenare, me një axhendë të ngarkuar dhe debate të pritshme politike. Në qendër të vëmendjes është kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të cilin opozita e akuzon për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit.

Debati për këtë çështje pritet të nisë në orën 10:00 dhe sipas burimeve parlamentare, seanca mund të shoqërohet me diskutime të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo është hera e parë që një kërkesë e tillë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit futet në rendin e ditës në këtë legjislaturë.

Pas përfundimit të debatit politik, në orën 11:30 pritet të nisë seanca e dytë plenare e ditës, e cila do të fokusohet në raportimet e disa institucioneve të pavarura përpara Kuvendit. E para që do të marrë fjalën është kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportojë në seancën e kaluar.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë raportin vjetor për vitin 2024 të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca. Po ashtu, në rendin e ditës janë përfshirë edhe prezantimet e raportimeve nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Instituti i Statistikave (INSTAT).

Kjo seancë vjen vetëm pak ditë pas asaj të së hënës, ku u prezantuan raportet e institucioneve të drejtësisë dhe u miratua ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Rendi i ditës i Kuvendit, datë 30 tetor 2025:

1. Kërkesa e deputetëve të PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi

2. Raportimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

3. Raportimi i Avokates së Popullit

4. Raportimi i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

5. Raportimi i RTSH

6. Raportimi i AMA

7. Raportimi i INSTAT

 

 

 

 

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme