Politika 9 December 2025, 17:37 Nga VNA

Kuvendi hap procedurën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Kuvendi hap procedurën për zëvendësimin e Elsa Toskës

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes së ish-anëtares Elsa Toska.

Toska u largua nga detyra një vit më parë, duke krijuar një vakancë në përbërjen e Kushtetueses. Në njoftimin zyrtar të bërë publik këtë të martë, Kuvendi bën të ditur se është hapur gara për aplikimet, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në Kushtetutë.

Sipas procesit të parashikuar, kandidaturat do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit nga Komisioni i Ligjeve. Aplikantët kanë në dispozicion një afat njëmujor për dorëzimin e dokumentacionit, i cili më pas do të vlerësohet dhe renditet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

Zgjedhja e anëtarit të ri kërkon miratimin e kandidaturës me shumicë të cilësuar prej 84 votash në Parlament.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme