Politika 3 October 2025, 16:17 Nga VNA

Kuvend, raportime të vonuara dhe mbivendosje komisionesh

Ndaje në Whatsapp

Kuvend, raportime të vonuara dhe mbivendosje komisionesh

Kuvendi pritet të shqyrtojë 26 raportet vjetore të një viti më parë nga një sërë institucionesh të pavarura

Deri më 16 tetor, Kuvendi pritet të shqyrtojë 26 raportet vjetore të një viti më parë nga një sërë institucionesh kushtetuese dhe të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit, KLGJ, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, KLSH, BSH, AMA, KQZ, ILDKPKI, AKEP, INSTAT, institucione të cilat kanë dorëzuar raportet në fund të muajit mars të këtij viti, porse fushata për zgjedhjet parlamentare të majit i shtyu në kohë duke kaluar për raportim para Kuvendit të ri.

Formalitet parlamentar

Nga raportimet, Kuvendi duhet të nxjerrë në fund rekomandimet apo vërejtjet përkatëse për tu zbatuar (normalisht) në vitin 2025 nga institucionet,  kur mbeten vetëm dy muaj për mbylljen e vitit.

Dublimi

Përpos raportimit formal të këtyre institucioneve, në kalendarin e punës tre javore të Kuvendit të gjitha institucionet do të duhet të raportojnë në dy komisione njëherazi, tek komisioni përgjegjës dhe tek një komision i ngritur rishtazi ai për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale i drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Kuvend, raportime të vonuara dhe mbivendosje komisionesh

Detyrat

Më pak fjalë. kompetencat e  komisionit “’Xhafaj”  përfshijnë monitorimin e strategjive dhe vendimeve të Kuvendit, shqyrtimin e peticioneve qytetare dhe kontrollin post-legjislativ për të parë se si zbatohen ligjet.

Si do të funksionojë?

Gjatë konstituimit të komisionit, kryetari Fatmir Xhafaj tha se do të ketë mbledhje të përbashkëta me komisionet përgjegjëse për raportimet vjetore të disa organeve kushtetuese, atyre të ngritura me ligj si dhe institucioneve të varësisë për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024.

Mbetet e paqartë se cfarë roli konkret do të ketë ky komision mbi institucionet që do të raportojnë dhe a dublon kompetencat e komisionit përgjegjës në këtë rast.

Problematika

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, ngriti si problematikë mënyrën se si do të koordinohet me komisionin “Xhafaj” kur do të ketë raportime të përbashkëta

“Ai (komisioni) është në mbivendosje të përgjegjësive funksionale në gjykimin tonë edhe në shkelje të rregullores…”, tha Tabaku./Faktoje./

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme