Politika 24 February 2026, 17:54 Nga VNA

Kushtetuesja shfuqizoi rregulloren e Kuvendit, Bardhi: Mazhoranca po dhunon parlamentarizmin

Ndaje në Whatsapp

Kushtetuesja shfuqizoi rregulloren e Kuvendit, Bardhi: Mazhoranca po dhunon

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi aktin e parë të Legjislaturës së re të Kuvendi i Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Kushtetuesja konstatoi “dhunimin brutal të rregullave të parlamentarizmit”, duke sanksionuar cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese, lirinë e shprehjes së deputetëve, si dhe shkeljen e procedurave për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit dhe miratimin e akteve.

Sipas tij, situata është përkeqësuar në pikën që mazhoranca, ende pa u shpallur zyrtarisht vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, ka paralajmëruar se do ta miratojë sërish të njëjtin akt, pa diskutim.

Ai thekson se cenimi i parimeve të balancës dhe dialogut institucional nuk duhet të kalojë në heshtje, duke kërkuar reagim të qartë në mbrojtje të standardeve europiane.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme