Politika 6 February 2026, 22:48 Nga VNA

Kushtetuesja për Ballukun: Dy qëndrime të kundërta dhe vendim 4 me 4. Ku u bashkuan dhe u ndanë anëtarët e GJK

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja për Ballukun: Dy qëndrime të kundërta dhe

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi më 6 shkurt 2026 kërkesën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës me Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), si dhe për shfuqizimin e vendimeve që vendosën dhe vijuan masën e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Po ashtu, kryeministri kërkoi interpretimin e nenit 103 pika 3 të Kushtetutës mbi imunitetin e ministrave.

Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103 pika 3 i Kushtetutës, në lidhje me nenet 73 pikat 1 dhe 2, dhe se në regjimin kushtetues të imunitetit nuk përfshihet garancia e nenit 242 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit pezullimi nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.

Kushtetuesja theksoi gjithashtu se sipas Kushtetutës, ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës, epërsisë së Kushtetutës dhe ndarjes e balancimit të pushteteve.

Dy qëndrime të ndara mes gjyqtarëve

Në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime të kundërta, dhe Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar për vendimmarrje (5 vota), sipas nenit 133 pika 2 të Kushtetutës dhe nenit 72 pika 2 të Ligjit Organik të saj.

Qëndrimi i parë (4 gjyqtarë kundër pezullimit):
Sipas këtij qëndrimi, imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal, por synon mbrojtjen e Kuvendit dhe funksionimin e tij. Po njësoj, imuniteti i ministrave sipas nenit 103 pika 3 synon mbrojtjen dhe funksionimin e pushtetit ekzekutiv.

Gjykata vlerëson se pezullimi nga detyra, për nga shkalla dhe intensiteti, prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj, në balancimin mes efektivitetit të ndjekjes penale dhe funksionimit të ekzekutivit, edhe për këtë masë kërkohet autorizim paraprak i Kuvendit, sipas parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve (neni 7 i Kushtetutës).

Qëndrimi i dytë (4 gjyqtarë pro pezullimit):
Sipas këtij qëndrimi, Kushtetuta – pas reformës së vitit 2012 për ngushtimin e imuniteteve – parashikon autorizim parlamentar vetëm për masat procedurale të listuara shprehimisht në nenin 73 pika 2. Në këtë dispozitë nuk përfshihet pezullimi nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, edhe pse kjo masë pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe ndërhyn në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.

Sipas këtij qëndrimi, shtimi i garancive përtej atyre që parashikon Kushtetuta i takon ligjvënësit kushtetues, jo Gjykatës.

Vendimi përfundimtar

Në këto rrethana, Gjykata Kushtetuese vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kryeministrit.
2. Heqjen e masës së pezullimit nga detyra të vendosur më 12.12.2025 nga Mbledhja e Gjyqtarëve të GJKKO-së.
3. Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.

Gjykata njoftoi se arsyetimi i plotë i vendimit do të shpallet brenda afateve ligjore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme