Politika 15 January 2026, 21:37 Nga VNA

Kushtetuesja jo vetëm i dha të drejtë Sali Berishës për izolimin, por detyron edhe Ramën t’i paguajë avokatët

Ndaje në Whatsapp

 

Kushtetuesja jo vetëm i dha të drejtë Sali Berishës për

Gjykata Kushtetuese ka goditur sot vendimmarrjen e hallkave më të larta të drejtësisë në Shqipëri, duke deklaruar si antikushtetues izolimin në shtëpi të ish-kryeministrit Sali Berisha për periudhën korrik–dhjetor 2024. Përveç fitores ligjore, ky vendim mbart edhe një kosto financiare për buxhetin e shtetit.

Kushtetuesja jo vetëm i dha të drejtë Sali Berishës për


​ Shteti "në borxh" me Berishën

​Në pikën fundore të vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur një sanksion financiar simbolik, por domethënës. Ministria e Financave është urdhëruar të paguajë vlerën prej 75,000 lekësh për shpenzimet e përfaqësimit ligjor të kërkuesit.
​Edhe pse shifra nuk është e lartë në raport me rëndësinë e çështjes, ky detyrim faturon drejtpërdrejt qeverinë shqiptare për shkak të vendimeve të marra nga Gjykatat e Posaçme (GJKKO) dhe Gjykata e Lartë, të cilat u gjetën në shkelje të parimeve kushtetuese.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme