Politika 5 October 2025, 12:19 Nga VNA

Kush janë emrat që kërkojnë karrigen e kryebashkiakut të Tiranës?

Ndaje në Whatsapp
Kush janë emrat që kërkojnë karrigen e kryebashkiakut

Ndërsa opozita ka mbetur në udhëkryq një muaj para zgjedhjeve, duke mos gjetur ende një kandidat, disa emra jo politikë janë vetëofruar për të kandiduar me mbështetjen e saj. Deri më tani, emrat që kanë shprehur interes që të dalin me mbështetjen e opozitës janë Ermal Hasimja, Florian Haçkaj dhe Agron Haxhimali.

Problemi kryesor duket të jetë tek forca më e madhe opozitare, Partia Demokratike, e cila jo vetëm nuk ka kandidat, por nuk bie dakord as me propozimet e partive të tjera opozitare. Këto të fundit propozojnë emra jo politikë si kushtin kryesor për të dalë me një alternativë për zgjedhjet e 9 nëntorit.

Deri tani, në listën e kandidatëve që kanë shprehur dëshirën për të kandiduar përfshihet pedagogu dhe analisti politik Ermal Hasimja. Ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si një zë kritik dhe i argumentuar në diskursin publik, duke qenë aktiv si në media ashtu edhe në botën akademike. Në karrierën e tij, Hasimja ka qenë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) gjatë fushatës së vitit 2005, që solli Partinë Demokratike në pushtet.

Një tjetër emër është Florian Haçkaj, i njohur në opinionin publik përmes lëvizjes "Diaspora për Shqipërinë e Lirë". Ai është një nga themeluesit e kësaj lëvizjeje, e cila ishte aktive edhe në zgjedhjet e 11 majit, ku për herë të parë u zbatua vota e diasporës. Haçkaj ka eksperiencë menaxheriale në kompani ajrore, transport mallrash luksi dhe siguri kibernetike, duke drejtuar ekipe shitjesh.

Pedagogu Agron Haxhimali është emri i radhës që ka shprehur interes për të kandiduar, nëse merr mbështetjen e opozitës. Ai vjen nga bota e shoqërisë civile dhe është drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare. Haxhimali është autor studimesh mbi pushtetin vendor dhe reformat e decentralizimit.

Në garën për kryeqytetin pritet që t’i bashkohen edhe kandidatë të pavarur, si aktori dhe komediani Florian Binaj. Kandidaturën e tij e shpalli përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar votën e qytetarëve të Tiranës pa mbështetjen e ndonjë partie politike. Binaj është aktor dhe moderator i njohur për publikun shqiptar. Në politikë është përfshirë kur u themelua Lëvizja “Shqipëria Bëhet” së bashku me Lapajn dhe Çepanin, por u largua shumë herët prej saj.

Deri më tani, e vetmja forcë politike që ka konfirmuar kandidaten është Partia Socialiste, me ish-ministren e Shëndetësisë dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Gjithashtu, nga forcat opozitare më e qartë është “Lëvizja Bashkë”, e cila nuk pranon të bashkëpunojë me partitë e tjera opozitare dhe është e vetmja që ka shpallur kandidatin. Kryetari i saj, Arlind Qori, do të kërkojë për herë të dytë votën e kryeqytetasve.

Emri tjetër që diskutohet është juristja dhe aktivistja Edlira Çepani, e cila ende nuk ka konfirmuar nëse dëshiron të jetë kandidate. Ajo ka qenë pjesë e partisë “Shqipëria Bëhet” në fillimet e kësaj force politike, por u shkëput pas një kohe të shkurtër. Disa burime thonë se është kandidatja më e pranuar nga PD, ndërsa ka edhe mbështetjen e lëvizjes që themeloi bashkë me Adriatik Lapajn.

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme