Politika 30 April 2026, 20:22 Nga VNA

Kur “kundërshtarët” bashkojnë kartonat: Në Fier, PD dhe PS votojnë bashkë për kreun e këshillit bashkiak

Ndaje në Whatsapp
Kur “kundërshtarët” bashkojnë kartonat: Në Fier,

Në politikën shqiptare rrallë ndodhin surpriza, por në Fier ndodhi një prej tyre: këshilltarët e PS dhe PD bashkuan votat për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Bashkiak.

Me 41 këshilltarë të pranishëm në sallë, këshilli votoi për Melsi Bogdanin si kryetar të ri. Procesi u hap pasi grupi socialist paraqiti një mocion për shkarkimin e kryetares në detyrë, Antoneta Çunaj, duke i kërkuar dorëheqjen.

Çunaj shmangu një votim për shkarkimin duke paraqitur dorëheqjen e parevokueshme, ndërsa bëri të ditur se do të vijojë të mbetet pjesë e këshillit si këshilltare. Ajo gjithashtu kundërshtoi zhvillimin e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e pasardhësit.

Pas verifikimit të kërkesës nga Komisioni i Mandateve, u zhvillua votimi për kreun e ri të këshillit. Bogdani u zgjodh me shumicë kartonash, duke marrë jo vetëm votat e socialistëve, por edhe mbështetjen e këshilltarëve të PD-së. Kundër votoi vetëm ish-kryetarja Çunaj.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Bogdani vlerësoi punën e paraardhëses dhe tha se Këshilli Bashkiak i Fierit do të hyjë në një fazë të re funksionimi.

Por ajo që mbetet më e pazakontë në këtë histori është fakti se mazhoranca dhe opozita lokale votuan në një linjë, duke krijuar një shumicë të përbashkët për drejtimin e këshillit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme