Politika 18 May 2026, 20:33 Nga VNA

“Kur është kryengritja tjetër?” Berisha paralajmëron protestë sapo të mbyllen “zgjedhjet” ku kandidon i vetëm

Ndaje në Whatsapp
“Kur është kryengritja tjetër?” Berisha

Në foltoren e së hënës, Sali Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij të përgatiten për protestë menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda Partisë Demokratike, një proces ku ai është kandidati i vetëm për kreun e partisë.

Duke folur para mbështetësve, Berisha përdori tone të forta dhe la të kuptohet se opozita po hyn në një fazë të re përballjeje politike me qeverinë.

“Ndaj dhe, unë e kuptoj, të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj, kur është kryengritja tjetër? Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij. Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve”, deklaroi ai.

Deklarata vjen ndërsa Partia Demokratike po zhvillon një proces formal zgjedhor për kryetarin, ku emri i vetëm në garë është vetë Berisha. Pavarësisht mungesës së garës reale, në selinë blu prej ditësh po zhvillohet një fushatë e organizuar dhe proces votimi i paralajmëruar si një “rikonfirmim” i lidershipit të tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme