Politika 14 November 2025, 13:58 Nga VNA

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi, në Konferencën e BE-së: “Drejtësia nuk përkulet përballë dhunës”

Ndaje në Whatsapp

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi, në Konferencën e

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, po përfaqëson Shqipërinë në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Hagë nga 13 deri më 15 nëntor 2025, ku vendi ynë merr pjesë me status vëzhguesi.

Në sesionin hapës, Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot, dhe Kryetari i Parë i Gjykatës së Kasacionit të Francës, Christophe Soulard, shprehën ngushëllimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe mbështetën deklarimin e Sadushit se “drejtësia nuk do të përkulet përballë dhunës”.

Sadushi falënderoi drejtuesit e gjykatave evropiane për solidaritetin, duke theksuar se sulmi në sallën e gjyqit ishte një goditje ndaj shtetit të së drejtës:

“Mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa jonë është përgjigjja më e denjë ndaj aktit të dhunës.”

Në Sesionin II, i fokusuar te roli i mediave sociale dhe sfidat e pavarësisë gjyqësore, Sadushi theksoi rreziqet që sjell epoka dixhitale:

"dezinformimi, gjuha e urrejtjes dhe presionet ndaj vendimmarrjes. Ai nënvizoi nevojën që drejtësia të ndërtojë një “zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz” për mbrojtjen e integritetit institucional dhe rritjen e besimit publik.

Konferenca vijon punimet deri më 15 nëntor.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sadushi, në Konferencën e
Foto nga Konferenca në Hagë

Lexo gjithashtu

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme