Politika 27 October 2025, 14:21 Nga VNA

Kryeprokurori Çela kundër Kodit të ri Penal: Mjaft i ashpër, burgu nuk është zgjidhja e vetme

Ndaje në Whatsapp
Kryeprokurori Çela kundër Kodit të ri Penal: Mjaft i

Kryeprokurori Olsian Çela, gjatë raportimit në Kuvend, theksoi se Kodi Penal aktual në Shqipëri është mjaft i ashpër dhe seburgu nuk mund të jetë zgjidhja e vetme për problemet e shoqërisë.

Ai u shpreh se çështjet penale janë komplekse dhe se përpjekjet vetëm për ashpërsimin e dënimeve me burgim shkojnë kundër parimit të humanizmit.

“Kodi që kemi është i mjaftueshëm dhe disa nga propozimet që kemi shqyrtuar e konfirmojnë këtë. Nuk shohim nevojën për një ashpërsi shtesë, sepse burgu nuk mund të jetë zgjidhja e vetme e problemeve shoqërore”, tha Çela.

Ai shtoi se qasja e duhur është një kombinim i zbatimit të ligjit me vlerat e humanizmit, duke u përpjekur të arrijë një balancë midis drejtësisë dhe respektit për njeriun.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme