Politika 19 December 2025, 12:28 Nga VNA

Kryeministri Rama pranon dështimin me mbylljen e TikTok: Dhuna në shkolla nuk u parandalua

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Rama pranon dështimin me mbylljen e TikTok: Dhuna në

Kryeministri Edi Rama, e ka pranuar që masat për ndalimin e TikTok ishin një dështim. Në një intervistë për Politico, kreu i qeverisë tha se ndalimi nuk e ka zgjidhur plotësisht dhunën në shkolla.

"Ka qenë efektiv në ndërtimin e marrëdhënieve me TikTok-un dhe në sjelljen e disa masave mbrojtëse që nuk ekzistonin", është shprehur Rama.

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që Shqipëria të mbështesë kufizime të përgjithshme të mediave sociale për të miturit, duke i quajtur ato joefektive.

“Këto janë budallallëqe. Kjo është diçka që Shqipëria nuk do ta marrë në konsideratë. Nuk funksionon”, tha Rama.

Qeveria vendosi ndalimin e TikTok në mars të vitit 2025 pas rreth një viti bisedimesh me TikTok mbi abuzimin online. Goditja fatale me thikë e Martin Canit jashtë një shkolle në Tiranë ishte pika e fundit dhe qeveria urdhëroi ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokojnë aksesin në versionet e desktopit dhe të aplikacioneve.

Megjithatë, ky veprim përveç debateve politike, rrjeti social nuk u mbyll dhe për më tepër nuk solli një zgjidhje për dhunën në shkolla e cila vijon të jetë prezente ende dhe sot.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme