Politika 11 March 2026, 15:37 Nga VNA

Kryeministri Rama ironizon vendimin e Kushtetueses për mbylljen e “TikTok”

Ndaje në Whatsapp

Kryeministri Rama ironizon vendimin e Kushtetueses për mbylljen e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e rrjetit social TikTok, duke e cilësuar atë si një cenim të fjalës së lirë. Ai ironizoi qëndrimin e Gjykatës, duke theksuar se sipas këtij vendimi duket sikur 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të platformës.

Sipas tij, mbyllja e përkohshme e TikTok solli rezultate konkrete, pasi kompania ndërmori masa shtesë për kontrollin dhe sigurinë e përmbajtjeve.

Ai nënvizoi se rihapja e platformës u realizua falë bashkëpunimit me kompaninë dhe ndryshimeve të ndërmarra prej saj, duke shtuar se vendimi i Gjykatës mund të inkurajojë shpifësit, ndërsa prindërit dhe mësuesit mund të ndihen më të lehtësuar.

Kujtojmë se vendimi për ta mbyllur TikTok ishte vetëm në letra, pasi në realitet nuk u arrit ky qëllim. Rrjeti social u përdor nga qytetarët masivisht duke ndryshuar VPN-n në telefon.

Lexo gjithashtu

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme