Politika 12 March 2026, 11:19 Nga VNA

Kryemadhi para GJKKO me ironi: Sot gjyqi im dhe në 18:00 filmi, të tjerët më kopjuan datën

Ndaje në Whatsapp
Kryemadhi para GJKKO me ironi: Sot gjyqi im dhe në 18:00 filmi, të

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore.

Para se të hynte në ambientet e gjykatës, Kryemadhi foli shkurt edhe për gazetarët, duke komentuar me ironi zhvillimet politike të ditës dhe duke kujtuar se në mbrëmje, në orën 18:00, do të shfaqet filmi i saj.

Ajo tha se e kishte caktuar datën e aktivitetit të saj më herët, ndërsa sipas saj ngjarjet e tjera kanë ardhur më pas.

“Sot është një super ditë. Gjyqi im, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, iftari i kryeministrit dhe filmi im. Unë e kam fiksuar datën e para, të gjithë këta të tjerët pas meje. S’të lënë rehat! Super kopjaca!”, u shpreh Kryemadhi.

Në GJKKO pritet të zhvillohet seanca ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, ish-presidentit Ilir Meta.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme