Politika 20 January 2026, 18:56 Nga VNA

Kritikojnë Ramën, por do të votojnë në parlament ftesën e Trump Bordin e Paqes. PD zyrtarisht pro angazhimit të Shqipërisë për Gazën

Ndaje në Whatsapp
Kritikojnë Ramën, por do të votojnë në parlament

Partia Demokratike do të votojë në Parlament angazhimin e Shqipërisë në nismën e presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes për Gazën, pavarësisht kritikave ndaj mënyrës se si kryeministri Edi Rama e ka promovuar këtë ftesë në opinionin publik.

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi në një lidhje direkte për A2CNN se opozita do ta mbështesë pa asnjë diskutim këtë nismë, duke e cilësuar qëndrimin proamerikan si pjesë të pandryshueshme të identitetit politik të Partisë Demokratike.

Sipas Zhupës, PD-ja e konsideron SHBA-në partner strategjik dhe mbështet çdo iniciativë të paqes të ndërmarrë nga administrata amerikane, përfshirë edhe këtë të presidentit Donald Trump. Ajo theksoi se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë bord nuk përbën një privilegj të veçantë për qeverinë Rama, por është një angazhim protokollar ku marrin pjesë mbi 100 shtete, përfshirë edhe vende si Rusia apo Bjellorusia.

“PD-ja ka qenë, është dhe do të jetë një parti proamerikane dhe proeuropiane. Ne kemi mbajtur edhe qëndrim publik në mbështetje të presidentit Donald Trump dhe nuk do të jemi kurrë kundër vendimeve të marra nga administrata amerikane”, u shpreh Zhupa.

Ajo shtoi se kjo çështje nuk përbën objekt debati brenda Partisë Demokratike, pasi është e sanksionuar në statutin dhe parimet e saj politike. Në të njëjtën kohë, Zhupa kritikoi kryeministrin Edi Rama për tentativën për ta paraqitur ftesën si sukses personal apo si dëshmi të një raporti të veçantë me presidentin amerikan.

Sipas saj, kjo qasje është thjesht propagandë politike dhe nuk lidhet me ndonjë arritje konkrete të mazhorancës, ndërsa PD-ja, theksoi Zhupa, nuk i ngatërron qëndrimet e saj ndaj qeverisë me raportin strategjik që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme