Politika 4 December 2025, 22:31 Nga VNA

Kritikat e Salianjit: PD ka humbur kontaktin me anëtarësinë. Duhet analizë, jo fasadë

Ndaje në Whatsapp

Kritikat e Salianjit: PD ka humbur kontaktin me anëtarësinë.

Ervin Salianji sqaroi në emisionin “Opinion” se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Demokratike dhe as të krijojë një parti të re. Ai theksoi se komunikimi me Sali Berishën është i lirë dhe i hapur, ndërsa takimet me demokratët janë pjesë e domosdoshme e një partie që kërkon ndryshim.

“Nuk më pengon asgjë të komunikoj me Berishën. Kam këtë mendim, mund të ketë mendim tjetër. T’i dëgjojmë njerëzit, ça mendojnë. Ku ndalohet në statut të takosh demokratët? PD duhet të sjellë ndryshimin. Nga kjo lëvizje PD ka dalë nga zona e rehatisë. Dhe shyqyr që ka një ngjarje që ta përmirësojmë. Ne do jemi këtu, do vijmë prapë,” u shpreh ai.

I pyetur për zgjedhjet e brendshme të prillit, Salianji mohoi se synon një post drejtues dhe tha se të gjitha problemet që ka evidentuar ia ka komunikuar edhe Berishës, si në mbledhjet e kryesisë, ashtu edhe publikisht.

“Berisha më ka thënë se do ndryshojmë dhe do e gjejmë zgjidhjen. Në çdo mbledhje të kryesisë i kam thënë këto, i kam thënë edhe në publik”, tha ai.

Salianji shtoi se pakënaqësia e tij nuk lidhet me individë të caktuar, por me mënyrën se si PD po funksionon dhe po merr vendime.

“Unë kam pakënaqësi me gjendjen, nuk kam pakënaqësi me emrat. Pakënaqësi ndaj PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. Nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Sepse anëtarësia të voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë. Sepse anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Sepse anëtarësia e PD kërkon analizë, se duam ta bindim se zgjedhjet janë vjedhur. Nuk ka nevojë, të gjithë janë të bindur se zgjedhjet janë vjedhur. Unë e kam pakënaqësinë me idetë dhe me vendimmarrjen, nuk kam pakënaqësi me emrat,” theksoi ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme