Politika 6 May 2026, 13:36 Nga VNA

Krijohet front i ri opozitar në Vlorë, pjesë e tij dhe përfaqësues lokalë të PD

Ndaje në Whatsapp

Krijohet front i ri opozitar në Vlorë, pjesë e tij dhe

Një front i ri opozitar është krijuar në Vlorë kundër partisë në pushtet. Përfaqësues të disa forcave opozitare në qytetin bregdetar u mblodhën këtë të mërkurë, duke themeluar të ashtuquajturin “Front Opozitar”.

Kjo nismë, që ka nisur nga Vlora, synon të shtrihet në qytete të tjera të vendit dhe më pas të konsolidohet edhe në nivel qendror. Qëllimi kryesor i saj është forcimi i opozitës dhe rritja e presionit politik ndaj qeverisë.

Pjesë e kësaj iniciative janë edhe përfaqësues lokalë të Partisë Demokratike, mes tyre këshilltari bashkiak Atird Hoxha. Kjo tregon se demokratët janë të pakënaqur me mënyrën se si partia e tyre bën opozitë, duke zgjedhur të kontribuojnë në këtë front të ri opozitar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme