Politika 5 November 2025, 22:17 Nga VNA

Kreu i SPAK kritikon Policinë e Shtetit: “Ka rënie me 40% të referimeve, mundësitë për bashkëpunim janë më të mëdha”

Ndaje në Whatsapp
Kreu i SPAK kritikon Policinë e Shtetit: “Ka rënie me 40%

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, në intervistë në RTSH, ka adresuar sfidat operacionale të SPAK, duke vënë në dukje rënien e ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit.

Dumani theksoi se SPAK bashkëpunon çdo ditë me Policinë e Shtetit, e cila kryen një pjesë të hetimeve, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Megjithatë, ai ngriti një shqetësim që ka të bëjë me rënien e referimeve.

 “Kam konstatuar një realitet, që ka të bëjë me rënien e numrit të referimit nga Policia e Shtetit, me 40%, dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend.”, tha ai.

Kreu i SPAK pranoi se bashkëpunimi ka anët e veta pozitive, por shtoi se ka ende vend për kritika, të cilat i ka bërë hapur. Ai beson se potenciali i bashkëpunimit është shumë më i madh, duke pasur parasysh shtrirjen e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është një institucion që ka të paktën mbi 10 mijë punonjës të cilët janë në terren, në kontakt me qytetarët dhe mund të rrisnin numrin e kallëzimeve në Prokurorinë e Posaçme,” theksoi Dumani.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme