Politika 6 November 2025, 13:22 Nga VNA

Kreu i KLSH në Kuvend: Shkelje dhe vonesa në prokurimet publike gjatë vitit 2024

Ndaje në Whatsapp
Kreu i KLSH në Kuvend: Shkelje dhe vonesa në prokurimet publike
Arben Shehu

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, po raporton sot në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2024, duke prezantuar gjetjet e auditimeve mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.

Sipas Shehut, gjatë vitit janë kryer auditime në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Auditimet kanë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe në zbatimin e kontratave, me parregullsi më të shpeshta në procedurat e nivelit vendor.

Ai theksoi se janë konstatuar kufizime të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerja e pagesave shtesë, duke evidentuar problematika të rëndësishme në menaxhimin e fondeve publike.

“Janë kryer disa auditime. Këto auditime janë kryer në 205 subjekte, prej të cilave 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Janë identifikuar shkelje në prokurimet publike dhe zbatimin e kontratave. Auditimet kanë nxjerrë parregullsi në procedura, më të shpeshta në nivel vendor. Ka pasur kufizim të konkurrencës, ndërsa zbatimi i kontratave është bërë me vonesë. Janë kryer gjithashtu pagesa shtesë”, tha ai.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme