Politika 7 November 2025, 11:38 Nga VNA

KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

Ndaje në Whatsapp
KQZ nis shpërndarjen e materialeve për zgjedhjet e pjesshme të 9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor 2025.

Materialet po dërgohen në pesë bashki — Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë — dhe përfshijnë fletët e votimit, kutitë, procesverbalet, dhomat e fshehtësisë, si dhe të gjitha pajisjet ndihmëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Dy ditë më parë, KQZ zhvilloi testimin operacional të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI), që do të përdoren për verifikimin e votuesve në këto zgjedhje. Në kuadër të zbatimit të Kodit Zgjedhor, u përzgjodhën në mënyrë rastësore 3% e pajisjeve për të testuar funksionalitetin e tyre, përfshirë hapjen, mbylljen dhe procesin e identifikimit të zgjedhësve.

Testimi kishte për qëllim të verifikonte nëse sistemi reagon saktë në raste si: votues që përpiqet të votojë më shumë se një herë, votues që paraqitet në qendër të gabuar, apo që nuk figuron në listën e asaj qendre. Pajisjet japin sinjale vizuale dhe akustike në situata të tilla, për të shmangur çdo parregullsi.

Në zgjedhjet e 9 nëntorit do të përdoret Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) në 472 qendra votimi në pesë bashkitë e përfshira. Çdo zgjedhës do të identifikohet përmes pajisjes PEI, duke paraqitur letërnjoftimin ose pasaportën biometrike dhe duke verifikuar gjurmët e gishtërinjve. Ky proces synon të garantojë identifikimin e saktë dhe të parandalojë votimin e shumëfishtë apo të paligjshëm.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme