Politika 8 September 2025, 15:52 Nga VNA

KQZ i përgjigjet DHL: Nuk ka pagesë pa u vërtetuar shërbimi, tërhiqni “presionin” për kamatëvonesat

Ndaje në Whatsapp
KQZ i përgjigjet DHL: Nuk ka pagesë pa u vërtetuar shërbimi,

Pak ditë pas kërkesës së kompanisë postare DHL drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për shërbimin që lidhet me votimin e diasporës, ka ardhur reagimi zyrtar nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Në një shkresë zyrtare, Celibashi i kërkon kompanisë postare që të tërheqë presionin për aplikimin e kamatëvonesave, duke theksuar se KQZ nuk është i detyruar të kryejë pagesa, përfshirë edhe penalitete shtesë, pa u provuar më parë se shërbimi është kryer në përputhje me kontratën.

Celibashi sqaron se fakti që DHL ka përcjellë faturat në sistemin e KQZ-së nuk e detyron automatikisht institucionin të bëjë pagesën. Ai thekson se, sipas kontratës dhe legjislacionit përkatës, çdo shërbim i kryer duhet të vërtetohet në aspektin e sasisë, cilësisë dhe afatit kohor. Vetëm pas këtij procesi, KQZ detyrohet të shlyejë pagesën. “Sikurse edhe në çdo kontratë tjetër të ngjashme, bazuar në përmbajtjen e vetë asaj, si dhe në legjislacionin përkatës, shërbimi i marrë përsipër për t’u kryer nga njëra palë (DHL në këtë rast) do të duhet të provohet se është kryer në sasi, në cilësi dhe në kohë. Ky është një parashikim kontraktual i qartë edhe në kontratën objekt trajtimi në këtë komunikim. Pranimi i kryerjes së shërbimit nga pala tjetër (KQZ), e detyron këtë të fundit që të paguajë për shërbimin e marrë”, thuhet në letrën e KQZ-së.

Në të njëjtën shkresë, kreu i KQZ i bën thirrje DHL të heqë dorë nga presioni për pagesën e kamatëvonesave, duke nënvizuar se një kërkesë e tillë është e pajustifikuar, në kushtet kur ende nuk është provuar zyrtarisht se shërbimi është kryer sipas kontratës. Gjithashtu, Celibashi i kërkon kompanisë postare të caktojë një përfaqësues të posaçëm për të ndjekur procesin e përmbushjes së detyrimeve kontraktore dhe për të finalizuar procedurat ligjore për pagesën. 

DHL i kishte kujtuar ditë më parë KQZ-së detyrimet e papaguara për shërbimet që lidhen me dërgimin e materialeve për votimin e diasporës. Pas kësaj kërkese, KQZ është vënë në qendër të vëmendjes. Çështja mbetet e hapur dhe pritet që verifikimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi mënyrën e ekzekutimit të këtij shërbimi dhe nëse DHL do të arrijë të përfitojë pagesën e kërkuar, së bashku me penalitetet shtesë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme