Politika 26 August 2025, 18:51 Nga VNA

KQZ i përcjell Komisionit Rregullator një listë në kundërshtim të hapur me Kodin dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
KQZ i përcjell Komisionit Rregullator një listë në

Komisioneri Celibashi mësohet se i ka përcjellë për miratim Komisionit Rregullator një listë pazaresh personale.

Në kundrrshtim me Vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Ilirjan Celibashi i ka përcjellë për miratim Komisiont Rregullator një listë të trukuar sipas stilit personal dhe jo sipas kritereve të parashkruara në Kodin Zgjedhor.

Lista e përcjellë Komisionit Rregullator për miratim është haptazi në kundërshtim me arsyetimin e vendimit te Kolegjit Zgjedhor për rastin “Lapaj”.

Në zbatim të Vendimit të Kolegjit Zgjedhor psh, në Fier nuk mund të shpallet fituese Zegjine Çaushi. Zegjine Çaushi mund ta fitojë mandatin vetëm pasi kandidatja që ka fituar me shumë vota nga lista e hapur, të refuzojë ose të lëshojë mandatin në Kuvend.

Sipas vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor Zegjine Çaushi duhet ta presë marrjen e mandatin në Kuvend.

Nuk ja jep Celibashi!

Komisioneri vazhdon ndan mandate sipas qejfit të vet me sa duket me miratimin e Maxhorancës dhe Opozitës.

 

file:///C:/Users/User/Downloads/kqz_VendimKRR_2025_00_P%C3%ABr_shpalljen_e_rezultatit_perfundimtar_te_zgjedhjeve_per_Kuvend_te_dates_11.5.2025.pdf

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme