Politika 25 February 2026, 13:39 Nga VNA

“Konfidencialitet” në selinë e PD: Berisha prezanton ‘Librin e Zi’ para PPE, delegacioni hyn e del pa fjalë

Ndaje në Whatsapp

“Konfidencialitet” në selinë e PD: Berisha prezanton

Në një moment që e quajti “historik”, Sali Berisha priti në selinë e PD një mision faktmbledhës me përfaqësues të 28 partive simotra të Partia Popullore Evropiane (PPE). Sipas tij, ata erdhën në një kohë kur “Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë dhe mbron Lubinë”, duke mos e dorëzuar përpara drejtësisë.

Berisha deklaroi se para delegacionit prezantoi “Librin e Zi të zgjedhjeve”, një dosje prej 1500 faqesh me mijëra dokumente, ku sipas tij faktohen problematikat zgjedhore, “narkoshteti” dhe asgjësimi i sistemit të drejtësisë. Ai foli për një ekspoze të detajuar mbi situatën politike dhe zgjedhore në vend.

Por kur erdhi radha e detajeve konkrete mbi takimin, u vendos perde. Sipas Berishës, diskutimet u zhvilluan mbi bazën e rregullit të konfidencialitetit (Chatham House), ndaj ai nuk do të bëjë publike përmbajtjen e tyre.

Delegacioni i PPE hyri dhe doli nga selia e PD pa asnjë deklaratë për mediat, i shoqëruar nga Jorida Tabaku. Asnjë reagim publik, asnjë qëndrim zyrtar, asnjë fjali për “Librin e Zi”.

Ironia bëhet edhe më e theksuar nëse merret parasysh se prej kohësh në atë seli nuk janë parë ambasadorë të vendeve të BE-së apo delegacione shtetërore zyrtare.

Shumë fjalë brenda. Zero fjalë jashtë. Dhe një “Libër i Zi” i prezantuar… pa asnjë koment nga ata që e dëgjuan.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme