Politika 30 December 2025, 14:18 Nga VNA

Konferencat e fundvitit dhe filli anti-SPAK që lidhi Ramën dhe Berishën

Ndaje në Whatsapp

Konferencat e fundvitit dhe filli anti-SPAK që lidhi Ramën dhe

Fundi i vitit 2025 shpërfaqi hapur “aleancën e heshtur” të kryeministrit dhe kreut të opozitës në përplasjen me SPAK.

Ndërsa Edi Rama gjatë gjithë këtyre muajve shfaqej si mbrojtësi më i zjarrtë i drejtësisë dhe garanti i saj, sot kishte rezervuar kritika publike ndaj SPAK-ut, i cili i ka hapur shumë dosje hetimore për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë së tij.

Ai kritikoi drejtësinë në mënyrën se si i ndjek penalisht të dyshuarit me masa tejet shtrënguese. Sipas tij, SPAK në disa raste është kthyer në penxhere mediatike dhe politike.

“Se në Shqipëri vendosen masa sigurimi ekstreme dhe pa arsyetim se pse duhen vendosur. Dhe ka shprehje se ekziston rreziku për prishje provash apo arratisje, këto janë kot. Duhet argumentuar çdo masë. Duhet të thuash konkretisht për atë, çfarë provash e dyshimesh ke për të, jo kot intimidon vartësit. Duhet ta argumentosh çdo dyshim që ti ke. Kjo është ajo që bëjnë penxheret mediatike dhe politike. Në Shqipëri ka të dënuar pa u dënuar qysh në momentin kur dyshohen. Shqipëria e ka kaluar një herë këtë traumë. Çfarë tregon kjo? Që probabiliteti që ti të gjendesh në burg si i dyshuar, është më i lartë se të gjendesh atje si i dënuar”, tha Rama.

Kryeministri vijoi më tej me kritikat duke thënë se mesazhet që dalin në media nga dosjet e SPAK-ut nuk mund të jenë prova.

“Që kur mesazhet janë prova?! Dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediat dhe që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetisë së shtrigave. Mesazhet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me kush tha çfarë tha janë pjesë e procesit, nuk e përjashtoj unë këtë. Prandaj në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë gjëra nga ato që ndodhin kështu”, tha Rama.

Por nëse kritikat publike të kryeministrit ishin të pritshme në këtë fundvit, ato janë edhe të ngjashme me kritikat e kreut të opozitës, Sali Berisha, i cili edhe në deklaratën e fundit për 2025-ën nuk harroi të sulmonte SPAK-un, madje edhe me të pavërteta. Duke folur për zhdukjen e Daniel Shimës, kreu i PD-së akuzoi SPAK-un se nuk kishte nisur hetim për këtë rast pasi, sipas tij, ishte rrëmbim nga banda e Suel Çelës.

“Shima u bë copa nga banda e Suel Çelës. Asnjë hetim. Komisariati i policisë jep njoftim se ishte i dëshpëruar dhe se ishte zënë me partneren, një aventurier që nuk di njeri për këtë dhe nga dëshpërimi bënë një udhëtim drejt jugut. Asnjë dokument, asnjë të dhënë, asnjë fakt që kanë udhëtuar drejt jugut, të gjitha janë drejt Elbasanit. Ky mashtrim i tij i diktuar në shpellat e Suel Çelës u riprodhua në Prokurorinë e Tiranës në mënyrën më të turpshme dhe u amnistua nga Altin Troplini, i cili me një shkresë njofton Prokurorinë e Tiranës se SPAK nuk ka ndonjë hetim”, tha Berisha.

Në fakt, e gjithë deklarata kishte për qëllim sulmin e radhës ndaj Altin Dumanit, sepse në të vërtetë Prokuroria e Posaçme është duke hetuar rastin e Daniel Shimës.

Por e vërteta, si në rastin e Ramës ashtu edhe në atë të Berishës, ka pak rëndësi. Të dy janë hallexhinjtë e SPAK-ut dhe, me këtë rast, kur u duhet, ia marrin frutet dhe levdohen me to; përndryshe e kritikojnë dhe e shajnë. Madje duken se janë të gatshëm edhe të bashkohen për ndryshime.

Sinjalet i dhanë vitin e shkuar me komisionin Xhafaj, ku gatishmëria për të futur hundët në kompetencat e Prokurorisë së Posaçme u pa qartë, deri në momentin kur BE ndërhyri prerazi dhe ia ndërpreu Edi Ramës oreksin e madh.

Tashmë mbetet për t’u parë se sa i madh dhe sa i koordinuar do të jetë oreksi për të ndryshuar reformën, ose thënë ndryshe, për t’i hequr çmime nga kompetencat e SPAK-ut, institucionit që po u ngjall datën të paprekshmëve të politikës së vjetër dhe atyre që dukej sikur nuk do të linin gjurmë të pavdekësisë në historinë e brishtë dhe të pagjurmë të demokracisë pa demokraci të tri dekadave të Shqipërisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme