Politika 5 March 2026, 10:37 Nga VNA

Kur SPAK heton, ministria hesht, check-up-i dhe dializa mes interesit publik dhe emrave të njohur të koncesioneve

Ndaje në Whatsapp
Kur SPAK heton, ministria hesht, check-up-i dhe dializa mes interesit publik dhe

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala u pyet për fatin e dy koncesioneve më të debatuara në shëndetësi, check-upin dhe dializën, të cilat përfundojnë këtë vit dhe që ndërkohë janë nën hetim nga SPAK.

Por në përgjigjen e saj nuk pati asnjë referencë për hetimet dhe asnjë reflektim për mënyrën se si këto kontrata janë kritikuar prej vitesh si shembuj të privatizimit të shërbimeve publike në favor të disa kompanive të lidhura me pushtetin.

Ministrja u kufizua të thoshte se procedurat ligjore do të ndiqen, duke theksuar se vendimi do të merret kur kontratat të përfundojnë.

“Koncesioni i sterilizimit nuk kemi nevojë të ndalemi sepse është mbyllur. Dy koncesionet e tjera që përfundojnë këtë vit janë check-upi dhe dializa. Po ndjekim, siç ndoqëm për sterilizimin, procedurat ligjore që duhen ndjekur në këto raste. Nuk mund të jap përgjigje. Do të zbatohet procedura kur rishikohet koncesioni kur vjen në përfundim.”

Sipas saj, e vetmja gjë që mund të garantojë është vazhdimi i shërbimit për qytetarët.

“A do vazhdojë shërbimi është gjëja më e rëndësishme për mua. Se në ç’mënyrë vazhdon shërbimi kjo është për t’u përcaktuar nga ekspertët. Shërbimi do vazhdojë dhe nuk do të ketë tavan për moshat.”

Por pikërisht këtu lind problemi që nuk u trajtua në konferencën për shtyp: këto koncesione janë nën hetim nga SPAK dhe për vite janë konsideruar si modele ku shërbimi publik i shëndetësisë i ka shërbyer më shumë interesave të pronarëve të kontratave sesa pacientëve.

Dy emrat që lidhen drejtpërdrejt me këto kontrata janë Klodian Allajbeu dhe Vilma Nushi, të cilët kanë qenë përfituesit kryesorë të projekteve më të mëdha koncesionare në sistemin shëndetësor.

Ndërkohë, një tjetër fakt që nuk kalon pa u përmendur është se Evis Sala, përpara se të emërohej ministre, ka punuar në universitetin e Klodian Allajbeut, një lidhje e mëparshme profesionale që sot ngre pikëpyetje për konflikt interesi pikërisht në momentin kur qeveria duhet të vendosë për të ardhmen e këtyre kontratave.

Në vend të një reflektimi për modelin e koncesioneve në shëndetësi, konferenca e sotme dha një mesazh të thjeshtë: procedurat do të vazhdojnë.

Por pyetja që mbetet është shumë më e drejtpërdrejtë:
kur koncesionet janë nën hetim nga SPAK, a po mbrohet shërbimi për pacientët apo interesat e koncesionarëve?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme