Politika 4 August 2025, 20:27 Nga VNA

Kompania lobuese e Berishës korrigjon gabimin: Është aktiv në politikë dhe lider i opozitës

Ndaje në Whatsapp
Kompania lobuese e Berishës korrigjon gabimin: Është aktiv

Të paguash 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën”, më e pakta që mund të bësh është që të sigurosh një kompani që është profesioniste në këtë fushë dhe jo të bëjë gafa trashanike. Ky është rasti i Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës. Pas nënshkrimit të kontratës me kompaninë lobuese Continental Strategy, kjo e fundit i dërgoi një letër Departamentit Amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera argumentonte se Berisha nuk është më aktiv në politikë, një pretendim që u bë menjëherë objekt i kritikave.

Ky pohim shkaktoi bujë mediatike, ku ndër të parat ishte VNA, që e cilësoi si një gafë të rëndë të lobistëve, të cilët kërkojnë një “mision të vështirë” siç e përshkruajnë në kontratë, heqjen e shpalljes non grata, përmes mashtrimi edhe më të madh.

Siç raporton Top Channel, tetë ditë më vonë, kompania duket se ka reflektuar dhe ka dërguar një version të përditësuar të letrës, ku tashmë Berisha cilësohet si figurë aktive politike, ndonëse jo pjesë e qeverisë. Madje, në korrigjimin e dytë, ai përshkruhet si një lider popullor i opozitës dhe një figurë politike me ndikim në rajon.

Në letrën e rishikuar dërguar DASH-it nga Continental Strategy thuhet:

“Ky raport i korrigjuar zëvendëson një version të mëparshëm. Tani pasqyrohet saktësisht se, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë funksion qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqës popullor i partisë opozitare në Shqipëri. Kjo ishte saktësisht e shënuar edhe në faqen 15 të versionit të mëparshëm. Përmbajtja thelbësore e raportit mbetet e pandryshuar: Z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin subjekt i shpalljes, e cila nuk ishte e justifikuar. Heqja e saj mbështetet nga faktet dhe ligji, dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.”

Si ishte letra:

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një ‘shtet-narkotik’. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.”

Si u bë letra:

“Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë ‘shtet narkotik.’ Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.”

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme