Politika 26 August 2025, 19:40 Nga VNA

Komisioni Rregullator duhet të shpallë listat në respektim të standardeve të vendosura nga Kolegji Zgjedhor

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Rregullator duhet të shpallë listat në respektim

Komisioneri Celibashi ka nxjerrë thirrjen për mbledhjen e Komisionit Rregullator dhe më pas i ka përcjellë edhe listën e kandudateve që janë shpallur fitues.
Komisioni Rregullator i KQZ është organi që shpall rezultatin përfundimtar te zgjedhjeve.
Midis të tjerave edhe listën e kandidatëve fitues në rang kombëtar dhe në rang qarku.

Drafti i përgatitur do të duhet që t’i bashkëlidhen listat e tashmë deputetëve te legjislaturës së re.
Midis të tjerave vendimi i Komisionit Rregullator do duhet të përcaktojë:
“… Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

Me vendimmarrjen e pritshme, Listat përfundimtare do i nxjerrë Komisioni Rregullator.
Por nuk ka njoftime që Komisioneri Celibashi të ketë korrigjuar vendimmarrjen e tij për subjektet e tjera zgjedhore, duke respektuar intepretimin e bëre për mandatet nga Kolegji Zgjedhor.
Në kundershtim me këtë kemi siguruar tabelat me listemat emërore që Komisioneri i ka përcjellë për miratim Komisionit Rregullator.
Celibashi në cilësinë e tij si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve është drejtues i administratës se KQZ dhe personi përgjegjës për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve të Komisionit Regullator.
Nëse Komisioneri Celibashi po i përcjell këtij Komisionit, lista të manipuluara nga ai vetë dhe jo sipas Kodit Zgjedhor, (e konfirmuar kjo nga Vendimi i Kolegjit Zgjedhor), atëherë Komisioneri po synon që ti përfshije në shkeljen e Kodit edhe anëtarët e Komisionit Rregullator. Ose në funksion të krijimit të një vorbulle të re, po kërkon që Komisioni Rregullator të përfshihet në debat jo vetëm në shërbim të tij.

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme