Politika 13 February 2026, 11:27 Nga VNA

Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me

Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur këtë të premte, duke vijuar procesin e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës.

Në tryezë morën pjesë ekspertët e propozuar nga palët:
Nga PS – Viktor Gumi, Elena Xhina, Dardan Malaj.
Nga PD – Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj, Arjan Madhi.

Mbledhja vjen një ditë pasi opozita iu bashkua edhe Komisionit të Reformës Territoriale, duke sinjalizuar një klimë më të qetë bashkëpunimi pas përplasjeve politike të kohëve të fundit.

Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri, theksoi se objektivi është prodhimi i rregullave sa më funksionale për procesin zgjedhor:
“Produkti i këtij komisioni duhet të jenë rregulla sa më të mira për ata që aspirojnë pushtet”.

Ndërsa bashkëkryetari nga opozita, Oerd Bylykbashi, u shpreh:
“Me rëndësi është puna dhe ekspertiza e ekspertëve. Konsultimet duhet të kthehen në produkt të punës. Na duhet me patjetër ekspertiza e OSBE dhe BE. Pushtimi i shtetit në zgjedhje është problem madhor. Vota e diasporës mbetet një sfidë kolosale”.

Ndërsa Fatmir Mediu shtoi:
“Uroj të mos përsëritet ajo që ka ndodhur në reformat e shkuara, ku nuk janë përmbushur rekomandimet e OSBE-ODIHR”.

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme