Politika 22 January 2026, 12:03 Nga VNA

Komisioni i Jashtëm miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ndërkohë Presidenti Begaj ia kalon përfaqësimin Ramës

Ndaje në Whatsapp
Komisioni i Jashtëm miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dhënë autorizimin që Kryeministri Edi Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes, iniciativë e prezantuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Sipas autorizimit të lëshuar nga Presidenti, kompetencat, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga përfaqësimi i Shqipërisë janë të pakalueshme dhe nuk mund të delegohen tek asnjë autoritet apo organ tjetër publik. Ushtrimi i këtyre kompetencave nga Kryeministri është i detyrueshëm dhe në përputhje me ligjin.

Në Komisionin e Jashtëm, Projekligji për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes është miratuar me 13 vota pro dhe asnjë kundër. Tani pritet që Kuvendi të rinisë seancën plenare për ratifikimin final të marrëveshjes.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme