Politika 6 November 2025, 19:32 Nga VNA

Komisionerja e BE Marta Kos mbron ambasadorin Gonzato: Sulmet ndaj tij, të papranueshme

Ndaje në Whatsapp
Komisionerja e BE Marta Kos mbron ambasadorin Gonzato: Sulmet ndaj tij, të

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar publikisht në mbrojtje të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Përmes një postimi në platformën X, Kos theksoi se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë parime themelore të Bashkimit Evropian dhe pjesë e detyrueshme e procesit të integrimit.

Reagimi i saj erdhi pasi Berisha iu drejtua ambasadorit Gonzato gjatë debatit në Parlament mbi projektligjin për barazinë gjinore. Berisha u shpreh se respekton orientimin seksual të çdo qytetari, por akuzoi ambasadorin se po përpiqet të “imponojë standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore”.

“Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar”, deklaroi Berisha.

Në përgjigjen e saj, Komisionerja Kos sqaroi se nismat për barazinë gjinore nuk janë kërkesa personale të ambasadorit, por standarde të Bashkimit Evropian që Shqipëria duhet t’i përmbushë në rrugën drejt anëtarësimit.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Këto standarde nuk janë kërkesa personale të ambasadorit Gonzato. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, theksoi Kos në reagimin e saj.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme